Halimi tregon se ku ishte pika e dobët e Kosovës ndaj Suedisë!

Kosova humbi ndeshjen e parë për kualifikueset për Botërorin nga Suedia, që ishte e fortë.
Me rezultatin final në 0:3, skuadra e Ibrahimoviqit arriti t’i merrte pikët e plota në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe Besar Halimi, ku tha se mungesat në mbrojtje e sollën këtë rezultat.
“Suedia është një tjetër skuadër. Na mungoi pak fati. Suedia është tjetër nivel, por nuk jemi dëshpëruar shumë. Nga nesër fokusohemi për ndeshjen me Spanjën”.
“Mendoj si Hekurani, rezultati nuk ishte real”.
“Na munguar Amiri dhe Dresheviqi, por koncentrohemi për Spanjën, do japim maksimumin për të fituar”, tha ai.
Kujtojmë se Kosova do të takohet me Spanjën më 31 mars në Sevilje.