75 Mall Live Search
10:11 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haliti: Baca Hilmi s’u ligshtu asnjëherë kur djemtë i ranë në beteja

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka ngushëlluar për vdekjen e babait të Kryeministrit, Ramush Haradinaj, bacës Hilmi.

Haliti përmes një statusi në Facebook ka thënë se Baca Hilmi ka dhënë një kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së tha po ashtu se i ndjeri ishte burrë i fortë, sipas tij, nuk u ligështua asnjëherë kur djemtë i ranë në beteja për të mos vdekur kurrë.

Për më shumë gjejeni më poshtë shkrimin e plotë:

I pikëlluar me vdekjen e Bacës Hilmi, babait të Kryemistrit Ramush Haradinaj.

Baca Hilmi gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Ishte burë i fortë, i cili s’u ligshtu asnjëherë, as edhe kur djemtë i ranë në beteja, për të mos vdekur kurrë. U prehtë në paqe shpirti yt! XHH./Indeksonline/