16:37 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haliti-deputetëve: Mos e teproni, nuk është gjithçka “ZI” në Kosovë!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i ka reaguar ashpër deputetit të NISMA-s, Milaim Zekës, pasi ky  i fundit drejtoi akuza ndaj organeve të sigurisë, respektivisht ndaj disa hetuesve të Policisë.

Sipas Halitit, personat që flasin në Kuvendin e Republikës duhet të paraqesin fakte për rastet konkrete që i thonë, shkruan Indeksonline

“Nuk është mirë me fol paushall edhe mi fy gjitha institucionet e vendit. S’ka me fol pa argumente. Duhet me pas besimin tonë në drejtësi por mos e teproni se nuk është krej zi Kosova, nuk është krejt ashtu”, është shprehur ai.