75 Mall Live Search
21:15 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

Haliti: Fatkeqësisht dua t’i mërzisë zëdhënësit e Radio Moskës e të Sputnikut, s’jam ftuar nga Specialja

Pas lajmit të një mediumi në Tiranë se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara, ka reaguar përmes një postimi vet Haliti.

I njëjti ka demantuar këtë, derisa ka thënë se s’ka marrë ftesë dhe as s’e kanë ftuar me telefon.

Ky është reagimi i tij:

Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësitë e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë.

Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon.