75 Mall Live Search
14:49 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Z S

Haliti i VV-së: Kemi 66 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Enver Haliti nga LVV, për RTV21 tha se Vetëvendosje me partnerët e saj i ka 66 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“LVV ka 57 vota duke llogaritur edhe me partnerë të koalicionit të partive minoriteteve jo-serbe, besoj që 65-66 vota do të jenë të mjaftueshme për themelimin e institucioneve.I kemi votat, LVV së bashku me partnerët e koalicionit që kanë qenë në qeverinë e kaluar dhe besoj që numrat janë të mjaftueshëm për zgjedhjen e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha ai.

I pyetur për çështjen e votimit të presidentit, Haliti tha se është herët të flitet lidhur me këtë.

Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thirrur seancë konstituive për të mërkurën për konsitituimin e Kuvendit një ditë pasi KQZ ka cerfifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës mbahet nesër duke filluar në ora 12:00./Indeksonline/