08:55 / E Enjte, 08 Prill 2021 / AR

Haliti: Kemi shumë pak vaksina, s’mjaftojnë as për 50% të stafit mjekësor

Ka filluar vaksinimi i stafit mjekësor ka filluar edhe në Komunën Vitisë. Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti tha se dozat e vaksinës kundër Covid-19 nuk janë të mjaftueshmë për vaksinimin as të 50 për qind të stafit mjekësor, shkruan Indeksonline.

“Dje ka filluar fushata e vaksinimit. Mirë ka shkuar, me një rregullaritet të plotë. Me një revizion që ka kanë bërë stafi pranë QKMF-së. Edhe pse kemi shumë pak vaksina, që nuk e mbulojnë stafin mjekësor të Vitisë.

Me rëndësi ka filluar mirë. Është pranuar mirë. Opinioni është sensibilizuar mirë. Momentalisht 100, që është shumë pak që nuk e mbulojnë stafin mjekësor. Por, besojmë që në të ardhmen do të kemi shumë më shumë”.

Tutje, ai u shpreh se janë në kontakt me MSH-në, teksa presin edhe doza të tjera.

“As gjysma e stafit nuk vaksinohet, për shkak se janë edhe qendrat ambullantore. Megjithatë ka filluar me 100 vaksina dhe ta shohim. Sot do të jemi në kontakt dhe besoj që do të marrim edhe shumë të tjera”, tha ai në Klan Kosova./Indeksonline/