75 Mall Live Search
07:39 / E Premte, 16 Qershor 2023 / L K

Haliti: Kurti e ka marrë pushtetin për bashkim kombëtar, e tash na prishi edhe me Shqipërinë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti teksa komentoi veprimet e Qeverisë Kurti në ”Prime Time”, ka thënë se dikur ai ishte më ekstremistë sesa vetë Kurti, por duhet parë edhe politikanët e tjerë dhe ndryshuar me kohën.

Haliti mbi të gjitha komentoi fushatën e Kurtit duke thënë se “Kurti e ka marrë pushtetin për bashkim kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë, e realisht tash na prishi edhe me Shqipërinë”.

Haliti ka thënë se Kurti ka qëllim që të mbetët si hero në histori me veprimet e tij, por koha e luftës ka përfunduar dhe nuk mundet më.