10:21 / E Hënë, 25 Maj 2020

Haliti: Kurti për 50 ditë do të mbahet në mend për ngarkim-shkarkim të bordeve

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, ka folur për situatën politike që po mbizotëron ditëve të fundit në Kosovë.

Haliti në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit foli edhe rreth punës së Qeverisë Kurti.

Ai tha se për 50 ditë qeverisje Kurti do të mbahet në mend për ngarkim-shkarkim të bordeve.

“Për 50 ditë nuk mundesh me ditë a është kryeministër i mirë apo i keq. Gjatë këtyre 50 ditëve nuk ka bërë ndonjë punë të madhe përveç që e ka bërë diferencimit ideo-politik në institucione, ka ngarkuar dhe shkarkuar borde. Edhe sikur të kishte projekte, nuk do të kishte afat kohor”.

Ish-numri dy i Kuvendit foli edhe për vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin për formimin e ekzekutivit të ri.

“Presidenti i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatë këtë çështje. Meqenëse ia kanë lënë Gjykatës Kushtetuese me ndarë pleqërinë, unë nuk kam çka të interpretoj. Unë besoj që logjikisht, që me qenëse qeveria është rrëzuar me më shumë se 2/3 e votave, atëherë unë besoj që z.Kurti nuk ishte dashur të vazhdojë që të jetë kryeministër, por të e lirojë vendin për zëvendësin e tij dhe të vazhdohet deri në zgjedhje. S’po them veç pse është z.Kurti, por edhe tek z.Thaçi edhe tek z.Haradinaj. Parlamenti e ka rrëzuar qeverinë dhe Thaçi ka vazhduar të jetë kryeministër derisa është formuar qeveria e re. Ashtu ka ndodhur edhe me Haradinajn”

Haliti shtoi se të gjithë politikanët në Kosovë formulë kryesore të politikës e kanë pasur nacionalizmin. “Në këto kohë Kosova lëngon nga korrupsioni, nepotizmi dhe këto duhet të rregullohen. Të gjithë politikanët, edhe z.Kurti edhe z.Thaçi formulë kryesore e kanë pasur nacionalizmin

Mos i humb