16:03 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Haliti-Pajazitit: O Zenun ku je tu shku, ulu me votu (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili sot ka kryesuar seancën, e ka lutur publikisht deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajazitin që të ulet dhe të votoi.

“O Zenun ku je tu shku, ulu me votu”, është dëgjuar t’i ketë thënë Haliti, Pajazitit, transmeton Indeksonline.

E pas kësaj kërkese publike të Halitit, përgjigja e Pajazitit ishte se nuk mund të ulet, për arsyeje të panjohura.

Kërkesa e Halitit u përcjell me të qeshura të mëdha nga deputetët e pranishëm në seancë./Indeksonline/