75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / b l

Haliti pro koalicionit PDK–Nisma, thotë se Limaj ishte refuzuar nga kryesia e partisë në vitin 2021

Xhavit Haliti nga PDK-ja, ka thënë se për të nuk është problem koalicioni me NISMA e Fatmir Limajn.

Ai në “Frontal” të T7, ka thënë se Limaj ishte refuzuar nga kryesia e PDK-së në vitin 2021 kur Enver Hoxhaj ishte kandidat për kryeministër.

“Ne kemi pasur një kërkesë e Limajt që të jetë në koalicion, kur ka qenë Enver Hoxhaj kandidat për kryeministër dhe kryesia e partisë nuk ka pranu që Limaj të jetë pjesë e listës”.

“Nëse ofrohet për të hyrë në koalicion është çështje për të diskutuar në parti. Unë nuk kam asgjë kundër nëse Limaj hynë në koalicion, ka një emër e elektorat në zonën e vet dhe në disa qendra të tjera”, ka thënë ai.