11:43 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Haliti propozon krijimin e një Ligji që heq lëndët e asbestit nga ndërtesat

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka propozuar krijimin e një Ligji të veçantë që do të largonte lëndët e asbestit nga ndërtesat në Kosovë. Ai tha se në të gjitha vendet e BE-së çdo ndërtesë e tillë është shkatërruar dhe e njejta do të duhej të bëhej edhe në Kosovë.

“Asbesti është një lëndë që sjell sëmundje në Kosovë, prandaj mendoj që duhet të nxirret një Ligj sa i përket kësaj lënde që është shkaktar i tumoreve dhe kancerit në Kosovë”, tha Haliti.

Sipas tij, ky Ligj do të mundësonte heqjen e lëndëve të asbestit në mënyrën e duhur, me rregullat që parasheh Bashkimi Evropian.

“Të hiqen mbulesat e shtëpive, ndërtesave dhe tubat e shkarkimit të asbestit”, tha ai.

Ai tha se një Ligj i tillë do ta çlironte ambientin si dhe njerëzit që jetojnë nëpër ndërtesa shoqërtore ku ka përbërje asbesti të cilën e quajti murtajë.