17:13 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / Gj. Sh

Hallakamë në Ligën e Parë, 2-6 fiton skuadra musafire, dorëhiqet trajneri, kërcënohen lojtarët!

Ndeshja e mbetur e Ligës së Parë në Grupin A mes A&N dhe Rilindjës 1974 i ka takuar skuadrës nga Lugu i Baranit.

2-6 ka qenë rezultati i ndeshjes së sotme.

Menjëherë pas ndeshjes trajneri i skuadrës A&N, Nazmi Rama ka dhënë dorëheqje.

Madje skuadra ka paralajmëruar masa edhe ndaj futbollistëve.

“Mbyllet ndeshja në Prizren. Trajneri Nazmi Rama ka ofruar dorëheqje pas përfundimit të ndeshjes , gjithashtu kryesia e klubit do del me një njoftim për disa futbollistë të pa ndërgjegjshëm që e kan sjell klubin në këtë gjendje , ku do të pasojnë ndëshkimet e rënda edhe me përjashtim” thuhet në njoftimin e skuadrës./Indeksonline/