75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 06 Nëntor 2023 / L K

Hallakamë te QKUK-ja, kolona të mëdha, mezi depërton edhe ambulanca

E hëna në oborrin e QKUK-së vazhdon të jetë e superngarkuar.

Pamjet që shihni sot tashmë janë të zakonshme, ani pse shpeshherë këto kolona bllokojnë edhe ambulanat me raste të jashtëzakonshme.

Situata është thuajse e njëjta nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Si pasojë e tollovisë, shpeshherë ka edhe përplasje e kacafytje mes qytetarëve të cilët vijnë në ambientet e QKUK-së për rastë të ndryshme./Indeksonline/