75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 19 Shtator 2025 / H F

“Hallall babë”, Loreta këndon vetë në dasmën e saj (Video)

Në ditën e saj më të veçantë, këngëtarja Loreta Zeqiri ka zgjedhur një mënyrë unike dhe prekëse për të hyrë në dasmën e saj, duke kënduar vetë këngën “Hallall babë”.

Interpretimi i saj u shoqërua me emocione të forta, ndërsa lotët nuk munguan, as nga ajo vetë, as nga të pranishmit, shkruan IndeksOnline.

Pamjet nga momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e ndjekësve dhe duke marrë qindra komente pozitive.

Kënga “Hallall babë”, e njohur për emocionin e thellë që përcjell, këtë herë mori një kuptim edhe më personal, pasi u interpretua nga vetë nusja, në një moment që shumë e kanë cilësuar si ndër më të ndjerët që kanë parë në dasma shqiptare.