75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 08 Prill 2024 / FR

“Hallall Buka baca Shaip”, ky është qytetari që i gjeti 10 mijë euro të mërgimtarëve dhe i dorëzoi në polici

Shaip Himaj qytetari nga fshati Gexhë në Komunë e Rahovecit i ka  gjetur dje 10 mijë euro, të cilat më pas i ka dorëzuar në polici.

Himaj për “ Indeksonline” ka treguar detajet se si i ka gjetur të hollat në vendin e ngjarjes dhe se kujt i kishin humbur.

Një çiftit që i kishin rënë parat ishin të rinjë dhe mërgimtarë.

“Unë i gjeta të hollat dhe një qantë pa emër dhe nuk kisha ka të drejtohem, kur pash që çifti mërgimtarë te humbur ishin duke i kërkuar parat. Ju thash unë i kam gjetë , të hutuar nuk besonin, gruaja kishte humb krejt”, tha  Himaj duke shtuar se ata edhe pse janë nga një  fshat i vogël por e kanë zemrën e madhe.