Halle Bailey habit fansat me rikthimin e linjave trupore pas shtatzënisë (FOTO)
Halle Bailey ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale duke shfaqur format e saj mbresëlënëse.
Aktorja 25-vjeçare pozoi me shumë vetëbesim gjatë pushimeve në plazh, ku shijonte rrezet e diellit. Ylli i The Little Mermaid publikoi disa foto pa filtra nga arratisja e saj buzë detit, e veshur me një bikini minimal.
Në imazhe, Halle shihet teksa qëndron mbi shkëmbinj pranë detit, duke u dukur në super formë. Ajo kishte zgjedhur një bikini ngjyrë jeshile me dekolte të theksuar, të kombinuar me pjesën e poshtme me motive, shkruan “The Sun”.
Flokët i mbante të gërshetuara dhe gjatë pozimit u dha fansave një pamje të trupit të saj të tonifikuar.

Në disa poza, aktorja shihet duke buzëqeshur e duke parë poshtë, ndërsa në një tjetër moment ngjitet mbi shkëmbinj. Një foto tjetër e kap atë duke parë nga ana e djathtë, me qiellin blu që shtrihet mbi të.
Halle i shoqëroi fotot me mbishkrimin “Back home” (“Sërish në shtëpi”), një referencë e mundshme ndaj rolit të saj si Ariel në versionin live-action të filmit The Little Mermaid të Disney-t.
Në komente, fansat nuk kursyen komplimentet, duke e vlerësuar bukurinë e saj natyrale dhe elegancën.

