75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 15 Gusht 2025 / SH

Halle Berry i bën “diss” ish- burrit të saj në festën e ditëlindjes

Aktorja e Hollivudit, Halle Berry, i është përgjigjur pretendimeve të ish-bashkëshortit të saj mbi arsyen e divorcit të tyre.

Ish-bashkëshorti i Halle Berry-t, David Justice, kishte pohuar më parë se martesa e tij me aktoren nuk funksionoi sepse ajo nuk ishte një “grua tradicionale”.

Justice deklaroi se kishte disa pritshmëri prej saj si grua dhe nënë e ardhshme, por aktorja nuk po i përmbushte ato pritshmëri.

Ai gjithashtu deklaroi se ajo nuk po gatuante ose pastronte, gjë që e bëri të dyshonte nëse donte të kishte fëmijë me të.

Halle Berry në ditëlindjen e saj të 59-të i dha një përgjigje ish-burrit.

“Uf…! gatim, pastrim dhe kujdes për nënat”, shkroi ajo në X.

Dyshja u martua në vitin 1993, por u ndanë në vitin 1997./Indeksonline/