11:23 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Halle Berry, si një burrë transgjinor për rolin e ardhshëm, përballet me kritika

Halle Berry, ka shprehur dëshirën e saj për të luajtur rolin e një burri transgjinor në filmin e ardhshëm.

Aktorja 53- vjeçare, fituese e çmimit Oscar u pyet gjatë një interviste në Instagram nëse do t’i kthente flokët e saj të shkurtër dhe ajo përmendi projektin, ndërsa jepet përgjigjen e saj, shkruan Indeksonline.

“Roli ka të bëjë me një personazh ku gruaja është një persona trans, kështu që ajo është një grua që u transformua në burrë. Ajo është një personazh në një projekt që unë e dua shumë”, u shpreh Halle.

“Unë dua ta provoj atë botë, ta kuptoj atë, dua të zhytem thellë në atë mënyrë siç bëra në Bruised. Ky do të jetë projekti im i radhës dhe kjo do të më kërkoj t’i shkurtoj flokët”.

Kjo mori reagime të shpejta nga njerëz transgjinorë dhe aleatë, dhe bëri që të hënën në mbrëmje, aktorja të kërkoi falje që e mendoi si opsion të luante këtë rol.

“Gjatë fundjavës pata mundësinë të diskutoj mbi konsideratën time për një rol të ardhshëm si një transgjinor dhe do të dëshiroja të kërkoja falje”, tha aktorja në një deklaratë të postuar në Twitter.

“Unë jam mirënjohëse për udhëzimet dhe bisedat kritike gjatë ditëve të kaluara dhe do të vazhdoj të dëgjoj dhe mësoj nga ky gabim”, vazhdoi ajo. “Unë zotohem të jem një aleat në përdorimin e zërit tim për të promovuar një përfaqësim më të mirë në ekran, para dhe pas kamerës.”

Halle tani po përballet me të njëjtën reagim në media sociale me të cilën Scarlett Johanssoni u përball kohët e fundit kur ajo pranoi rolin e një transgjinori. Ajo u largua nga projekti vetëm disa javë më pas dhe bëri edhe një deklaratë faljeje./Indeksonline/