75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / AR

Hallë e mbesë bashkë në tapetin e kuq, duken si binjake

Hallë dhe mbesë, Julia dhe Emma Roberts, tërhoqën vëmendjen në festën Veuve Cliquot x Simon Porte Jacquemus, të mbajtur të martën, më 9 shtator, si pjesë e Javës së Modës në New York.

Ishte paraqitja e tyre e parë së bashku në tapetin e kuq në 13 vjet dhe ngjashmëria e tyre e çuditshme u bë temë diskutimi, raporton People, transmeton Indeksonline.

Julia zgjodhi një kostum elegant të zi të madh, të frymëzuar nga moda e meshkujve, të cilin e veshi mbi një këmishë të bardhë. Mbesa e saj, Emma , vajza e vëllait të Julias, Eric Roberts, zgjodhi një fustan të zi me rripa të hollë.

Ajo që e theksonte më tej ngjashmërinë e tyre ishte modeli i flokëve. Të dyja mbanin të njëjtën nuancë të kuqe të flokëve. 

Momenti prekës i ribashkimit të tyre në tapetin e kuq, i pari që nga premiera e Jesus Henry Christ në vitin 2012, u kap në një video virale të shpërndarë nga Vogue.

Pamjet tregojnë hallen dhe mbesën duke përqafuar dhe duke qeshur me të madhe përpara se të pozojnë së bashku për fotografë të shumtë. /Indeksonline/