75 Mall Live Search
08:32 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Halle të përditshme të pejanëve, nuk kanë si të ecin në trotuar nga veturat

Qytetarët e Pejës, përkatësisht ata tek lagja “Fidanishte”, janë në hall nga parkimi i veturave në trotuar, shkruan IndeksOnline.

Ata thonë se këto janë telashe të përditshme me të cilët ata ballafaqohen.

Në pamjet më poshtë shihen veturat, teksa në këtë pjesë ndodhet edhe shkolla fillore “Xhemajl Kada”, aty ku mësimin e vijojnë filloristët e këtij qyteti.

Qytetarët ankohen në adresë të IndeksOnline se detyrohet në ecin në rrugë, duke rrezikuar kështu vetën dhe fëmijët e tyre.

IndeksOnline ju sjell pamje: