22:37 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Halli i gruas: Jam gjeloze në vëllanë sepse …

Një grua ka shprehur mërzinë e saj për të vëllanë. Ajo ka thënë se është e hidhëruar me të sepse ai ka fituar 275 mijë paund, transmeton Indeksonline.

“E di që duhet të jem e gëzuar për të por jam gjeloze dhe e mërzitur. Ai gjithmonë ka qenë i papërgjegjshëm me paratë. Ka qenë gjithmonë më i lazdruari nga fëmijët”, është shprehur ajo.

Gruaja ka folur për kunatën e saj, teksa e ka përshkruar si një person që hargjon shuma të mëdha parash në shopping.

“Nëna më ka thënë se vëllau nuk ka nevojë të më japë para sepse unë dhe burri im nuk kemi nevojë për to. Kjo është e vërtetë, por unë dhe burri kemi punuar shumë për t`i arritur ato që i kemi dhe nëna ime nuk po e vlerëson këtë”, ka thënë ajo./Indeksonline/