75 Mall Live Search
19:40 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Halli i nuses me vjehrrën: I kërkoi të mos marrë babin në dasmë, vetëm pse ka dëmtime të gjymtyrëve

Një grua ka zbuluar së fundi një ndodhi që pati në lidhje me martesën e saj.

Gruaja 27 vjeçare shpjegoi se ajo është e lidhur me një djalë të mahnitshëm, por ka një problem të madh me vjehrrën e saj- e cila mendon se babai i nuses nuk duhet të marrë pjesë në ceremoninë martesore për shkak të paaftësisë së saj.

“Kur isha e vogël, babai im ishte i përfshirë në një aksident, vërtetë të keq dhe pësoi djegie të mëdha në trup të tij. Ai humbi një pjesë të një gjymtyre dhe ka disa shpërfytyrime serioze. Ai ka qenë një baba i mirë dhe kurrë nuk mendoj për këtë. Pak javë më parë i fejuari filloi të sillej çuditshëm për martesën, kurse nëna e tij më thirri dhe tha se babai im nuk duhet të vijë në dasmë.Ajo mendon se do t’i traumatizojë të ftuarit”, shtoi nusja.

Kjo histori e tmerrshme u postua në një grup të dasmave në Facebook, ku njerëzit kanë komentuar duke thënë se sa e pahijshme është që vjehrra të deklaroi diçka të tillë, shkruan metro, transmeton Indeksonline.

Shumë komentues zgjodhën që të tregojnë storiet e tyre me baballarët, madje duke thënë se i fejuari i saj duhet të bisedojë me nënë e tij dhe t’i tregojë se një gjë e tillë është jashtëzakonisht e keqe./Indeksonline/