75 Mall Live Search
07:46 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Halucinacionet shkaktohen nga një pije që e konsumoni mbi 2 herë në ditë

Në një studim të bërë nga shkencëtarët britanikë, thuhet se njerëzit që pinë shumë kafe shohin fantazma dhe dëgjojnë zëra të çuditshëm.

Ata që konsumojnë më shumë se shtatë filxhanë kafe në ditë, janë tri herë më të rrezikuar të kenë halucinacione, krahasuar me personat që konsumojnë vetëm një filxhan. Sipas tyre, vegimet nuk përcaktohen si sëmundje mendore dhe 3 për qind e njerëzve të zakonshëm dëgjojnë zëra.

Ky studim do të shërbejë për të zbuluar ndikimin e disa faktorëve tek halucinacionet, që më parë thuhej se shkaktoheshin edhe nga traumat e fëmijërisë.

Kur është i stresuar trupi, prodhon një hormon të quajtur cortisol, që haset në sasi të mëdha pas konsumimit të kafes. Veç kësaj, kafeja, çaji, pijet energjike dhe çokollata dihet që përmbajnë kafeinë.