Hamas dorëzon trupin e një pengu Izraelit përmes Kryqit të Kuq!

Hamas ka njoftuar se do t’i dorëzojë trupin e një pengu izraelit Kryqit të Kuq, i cili më pas do ta transferojë atë në Izrael. Një burim sigurie izraelite ka konfirmuar se Kryqi i Kuq do ta marrë trupin në orën 00:30 dhe do ta dërgojë në Izrael, megjithatë, mediat izraelite kanë raportuar se dorëzimi mund të ndodhë më vonë, në orën 11:00 dhe në agim.
Ky njoftim vjen pas një periudhe tensioni lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të 10 tetorit, e cila parashikonte kthimin e të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur. Qeveria izraelite ka akuzuar Hamasin për shkelje të marrëveshjes, duke theksuar se nuk janë kthyer të gjitha trupat e izraelitëve të mbajtur në Gaza.
Në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, Hamas kishte liruar 20 pengje të gjalla, ndërsa deri tani ka riatdhesuar vetëm nëntë nga 28 trupat e izraelitëve. Grupi palestinez ka shpjeguar se ka mundur të kthejë vetëm trupat që mund t’i qaset, duke shtuar se për rikuperimin e trupave të tjerë do të nevojiteshin “përpjekje të mëdha dhe pajisje speciale”.
Ndërkohë, ekspertë turq po ndihmojnë në kërkimin e trupave të varrosura në rrënojat e Gazës, ku shumë viktima të konfliktit janë mbuluar nga shembjet e ndërtesave.