75 Mall Live Search
23:01 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / BA

Hamasi e konfirmon: Nuk do te kemi asnjë rol në qeverinë e Gazës

Zëdhënësi i Hamasit në Gaza, Hazem Qassem, thotë se grupi palestinez nuk dëshiron të marrë pjesë në asnjë rol administrativ brenda qeverisjes së enklavës.

Në një deklaratë, Qassem tha se Hamasi ra dakord të formojë një “komitet mbështetës të komunitetit” për të marrë përsipër qeverisjen e Gazës.

“Ne bëjmë thirrje për formimin e shpejtë të Komitetit të Mbështetjes së Komunitetit deri në formimin e Komitetit të Menaxhimit të Gazës. Agjencitë qeveritare në Gaza vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, pasi boshllëku është shumë i rrezikshëm”, tha Qassem.

“Agjencitë qeveritare do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre derisa të formohet një komitet administrativ dhe të miratohet nga të gjitha fraksionet palestineze. Po zhvillohen diskutime me ndërmjetësuesit për të organizuar fazën e dytë të negociatave”, shtoi ai.

Për më tepër, Qassem tha se faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit ishte “komplekse” dhe kishin filluar hapat për të formuar një konsensus kombëtar mbi pikat thelbësore. /balkanweb