75 Mall Live Search
23:06 / E Diele, 19 Maj 2024 / FR

Hamasi i shqetësuar pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian

Hamasi ka lëshuar një deklaratë pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian.

Grupi militant, i cili është i vendosur në Gaza, por i mbështetur nga Irani, tha se po ndiqte raportet për incidentin me “shqetësim të madh”, raporton SkyNews.

Duke e përshkruar incidentin si “të dhimbshëm”, grupi tha se ishte në “solidaritet të plotë” me Iranin.

“Ne i kërkojmë Zotit të Plotfuqishëm që të mbrojë presidentin iranian dhe delegacionin e tij shoqërues dhe ta mbajë popullin vëlla iranian larg çdo të keqeje”, shtoi ai.