Hamasi kundër negociatave të reja, kërkon zbatimin e planit të Biden për armëpushimin në Gaza
Hamasi kërkon zbatimin e planit të propozuar nga SHBA në fillim të korrikut për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe nuk dëshiron negociata të reja.
“Lëvizja u bën thirrje ndërmjetësve që të paraqesin një plan për të zbatuar atë që është rënë dakord nga lëvizja më 2 korrik 2024 bazuar në planin e Biden dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Hamasi në një deklaratë.
Më herët, ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari u thanë zyrtarëve izraelitë se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar dëshiron një marrëveshje armëpushimi që do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës.