Hamasi lëshon dy raketa me rreze të gjatë drejt Tel Avivit
Dy raketa me rreze të gjatë u lëshuan nga Rripi i Gazës në Izraelin qendror.
Raketat ranë në det në brigjet e Tel Avivit, shkruan The Times of Israel.
Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se lëshoi dy raketa në Tel Aviv.
Mes incidentit nuk u dëgjuan sirenat e alarmit, pasi raketat nuk po shkonin drejt zonave të banuara.
Hera e fundit që Hamasi lëshoi raketa në Tel Aviv ishte në fund të majit.
عاجل| مصادر محلية: إطلاق صاروخان من قطاع غزة. pic.twitter.com/rqluq6agCi
— شبكة قدس الإخبارية (@qudsn) August 13, 2024