75 Mall Live Search
20:35 / E Martë, 04 Qershor 2024 / Gj. Sh

Hamasi: Ne nuk po pengojmë marrëveshjen për armëpushimin

Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhir ka reaguar me kritika ndaj Perëndimit.

Ai ka theksuar se Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për një armëpushim në Gaza dhe se nuk është e vërtetë që po pengon marrëveshjen me Izraelin.

Abu Zuhri thotë se Izraeli nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje në Gaza dhe është ende duke manovruar nën “mbrojtjen” e SHBA-së.