75 Mall Live Search
20:43 / E Martë, 15 Prill 2025 / Gj. Sh

Hamasi refuzon armëpushimin, Izraeli sulmon një spital në Gaza

Hamasi ka refuzuar propozimin izraelit për një armëpushim gjashtë-javor në Gaza, i cili kërkonte që grupi i armatosur të heqë dorë nga armët, gjatë të cilit dhjetë pengje të gjalla dhe 16 pengje të vdekur do të lirohen.

Burimi raportoi se “propozimi izraelit, i transmetuar Hamasit nëpërmjet Egjiptit, përfshinte një thirrje të qartë për organizatën fondamentaliste që të çarmatoset, pa ndonjë angazhim izraelit për t’i dhënë fund luftës, ose për të tërhequr forcat IDF nga Rripi i Gazës, të cilat u kërkuan nga Hamasi”.

Hamasi e hodhi poshtë tërësisht propozimin, ndërkohë që tha se kishte “humbur kontaktet” me grupin që mban peng izraelito-amerikanin Idan Alexander pas një sulmi IDF.

Ky vendim i Hamasit vjen, ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Gaza. Një roje sigurie u vra dhe nëntë persona të tjerë u plagosën në një sulm ajror në një spital fushor në Khan Younis, tha spitali. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk komentuan menjëherë.

Një agjenci e OKB-së ndërkohë paralajmëroi se “situata humanitare në Gaza është tani më e keqja që ka qenë në 18 muajt që nga shpërthimi i armiqësive”.

Ndërkohë, një sulm ajror nga Izraeli goditi hyrjen e një spitali në Rripin e Gazës të martën, duke vrarë një punonjës mjekësor dhe duke plagosur nëntë persona të tjerë, tha një zëdhënës i spitalit.