21:52 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / MSH

Hamasi thotë se do lirojë pengjet por ka një kusht

Në komentet e tij të para që nga fillimi i luftës më 7 tetor, udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, ka ofruar lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen në Gaza.

Por, këtë e ka ofruar në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve të Hamasit në burgjet izraelite.

“Ne jemi gati për një marrëveshje shkëmbimi të menjëhershëm që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e armikut sionist në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve me rezistencën”, tha Sinwar në një deklaratë në faqen zyrtare të grupit.