75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 10 Tetor 2023 / k.v

Hamasi thotë se s’do t’i lirojë pengjet

Kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, ka deklaruar se s’do të negociojnë me Izraelin për lirimin e pengjeve, raportoi BBC-ja të martën.

“Ne i kemi njoftuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar në lidhje me pengjet e armikut të mbajtur se kjo dosje s’do të hapet para përfundimit të betejës. Dhe nuk do të jetë vetëm me një çmim që rezistenca do ta pranojë”, thuhet në reagimin e tij.

Izraeli ka deklaruar se rreth 150 civilë janë rrëmbyer nga Izraeli jugor të shtunën.