75 Mall Live Search
22:41 / E Martë, 07 Tetor 2025 / BA

Hamasi zbulon kërkesat për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon lirimin e menjhershëm të pengjeve, Hamasi zbulon kërkesat për t’i dhënë fund luftës

Hamasi ka paraqitur kërkesat e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për lirimin e pengjeve izraelite që mban.

Deklarata e grupit tregoi se kërkesat e tij, të cilat janë në kundërshtim me ato të Izraelit, nuk kanë ndryshuar që kur grupi pranoi disa elementë të planit të paqes të presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar.

Zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum, tha se grupi kërkon një “armëpushim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës” dhe “tërheqje të plotë” të forcave izraelite nga Gaza.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta do të përfundojë vetëm kur Hamasi të kthejë të gjithë pengjet e mbetura, të dorëzojë pushtetin dhe të çarmatoset.

Hamasi ka thënë prej kohësh se do t’i lirojë pengjet vetëm nëse plotësohen kërkesat e tij. Grupi militant ka thënë se është i gatshëm t’ua dorëzojë pushtetin palestinezëve të tjerë, por deri më tani ka refuzuar publikisht thirrjet për t’u çarmatosur. /balkanweb