17:10 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Hamburgerët, picat dhe ëmbëlsirat “po vjedhin vitet” nga jeta jonë

Të hani shumë hamburgerë, pica, biskota dhe ëmbëlsira mund të heqin disa vite nga jeta juaj, thonë hulumtimet e reja.

Një studim ku u përfshinë pothuajse 45 mijë njerëz të moshës së mesme gjeti se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e “ushqimeve të përpunuara shpejt”.

Këto përfshijnë: patatet e skuqura, buka e bardhë, ushqimet e gatshme, salcice, drithërat me sheqet dhe pijet me gaz- pra kryesisht cdo produkt që përfshinë një procedurë industriale.

Me keqardhje, këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike- një përqindje më e lartë se cdo vend tjetër evropian- dhe at po vrasin në mënyrë të parakohshme, thonë shkencëtarët./Indeksonline/