75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / Gj Sh

Hamdi Namani nga Prishtina transferohet te Gjilani

Prishtina dhe Gjilani kanë arritur një marrëveshje transferimi në orët e fundit të merkatos.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar huazimin e mesfushorit Hamdi Namani te skuadra e Gjilanit,deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Namani gjatë gjysmës së parë të kampionatit, ka regjistruar 21 paraqitje për Prishtinën në të gjitha garat, përfshirë edhe 4 ndeshje në kompeticionet evropiane.

Ai kontribuoi me 3 gola dhe 1 asistim./IndeksOnline/