75 Mall Live Search
11:01 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Hamëz Jashari sot do të festonte ditëlindjen, postimi prekës i Besartës

Hamëz Jashari sot do të festonte ditëlindjen e 71-të. Heroi i pavdekshëm nga Prekazi i flijua për lirinë e Kosovës bashkë me familjen e tij.

E mbijetuara e vetme e familjes Jashari, Besarta e ka kujtuar babain e tij para shtëpisë ku ai ra dëshmor për Kosovën e lirë.

“Babushi, këtu e dikur!
I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.
Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…
Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjës tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen.
Vajza jote krenare” shkruan Besarta në Facebook./Indeksonline/