Hamilton fiton dhe thyen rekord në ‘Silvestrone’
Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Anglisë, duke triumfuar sërish në pistën e Silverstone dhe vendosi rekord si piloti me më shumë tore në garën e shtëpisë (10 fitore).
Pavarësisht se e nisi në “pole position”, Valteri Bottas e mbylli në vend të dytë, duke kompletuar për herë të shtatë një podium dysh për Mercedes. Ndërkohë që për Ferrarin e vetmja gjë pozitive janë paraqitjet e Charles Leclerc, i cili u ngjit në shkallën e tretë të podiumit.
BREAKING: @LewisHamilton wins a record 6th British Grand Prix!! ??#BritishGP ?? #F1 pic.twitter.com/aamLgyp2yc
— Formula 1 (@F1) July 14, 2019
Sebastian Vettel, i nisur nga vendi i gjashtë, katranosi gjithçka në gjiron e 37-të, kur në tentativë për të kaluar Max Verstappen e goditi nga pas, duke dëmtuar hundën e makinës dhe mori 10 sekonda penallti, duke u renditur në vend të 16-të.
Gara e ardhshme është më 28 korrik, pas dy javësh, për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Hockenheimring.
A race to remember at Silverstone ??#BritishGP #F1 pic.twitter.com/IAlJkw6xy5
— Formula 1 (@F1) July 14, 2019