75 Mall Live Search
14:19 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Hamilton flet pasi u bë kampion bote për të shtatën herë, në Formula 1

Piloti i Formula 1, Luis Hamilton fitoi titullin e tij të shtatë botëror, ku edhe u barazu me tituj me legjendën e këtij sporti Michal Schumacher.

35-vjeçari sot shkroi historinë, ku këtë gjë nuk mund ta besonte as ai vetë para triumfit në Turqi, shkruan IndeksOnline

“E di që shpesh them se është përtej ëndrrave të mia, por me duhet të them se unë tërë jetën time e kam ëndërruar këtë, pa i treguar askujt”, u shpreh fillimisht Hamilton.

“Më kujtohet Shumacheri kur fitonte kampionate, një dy, ose tre nuk është e vështirë t’i fitosh, por kur bëhen shtatë është e paimagjinueshme”.

“Padyshim se jam në emocione të mëdha e nuk di se çfarë flas, por unë dua ta falenderoj familjen time. Unë e ëndërrova këtë kur isha i ri, duke parë Grand Prix”.

“Nuk është një ëndërr e pamundur, ju duhet të punoi për këtë”, tha ai.