Hamilton i bie ”pishman” për deklaratat kontraverse
Lewis Hamilton është justifikuar për deklaratat e tij kontraverse pasi e kishte ofenduar vendlindjen e tij.
Ylli i F1, i cili vjen nga Stevenage, ka thënë se ëndërra e tij ka qenë që të largohet nga ”lagjet e varfëra”.
Komentet e tij janë kritikuar shumë në rrjetet sociale nga tifozët dhe banorët e Hertfordshires, transmeton IndeksOnline.

Në një video në Instagram, Hamilton tha se është ”super krenar” me Stevenage.
Lideri i Stevenage e lavdëroi atë për videon, e cila më pas u fshi nga llogaria e tij zyrtare./IndeksOnline/