75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / MSH

Hamilton: Jam thjesht i padobishëm

Lewis Hamilton, legjenda e Formula 1, është shfaqur tejet i demoralizuar, pas testimeve për garën e madhe të Hungarisë.

Hamilton mbeti jashtë 10-shës që fillojnë garën më lart, duke treguar kështu se nuk është në formën e tij më të mirë, shkruan IndeksOnline.

“Jam i padobishëm. Jam plotësisht i padobishëm. Ekipi nuk ka probleme, mund të shohesh që Leclerc mori “pole position”. Ndoshta duhet ta ndërrojnë garuesin”, u shpreh Hamilton, duke iu referuar vetes.

Kjo është hera e parë që ngasësi e shpreh kaq haptazi zhgenjimin me veten.

Ai është garuesi më i dekoruar në F1./IndeksOnline/