Hamilton kapet duke dalë nga hoteli me një bionde, qenka një femër e njohur

Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, po kalon disa ditë pushimi në Kaliforni. Piloti më i mirë në botë ka zgjedhur një hotel luksoz në Beverley Hills në të cilin si duket nuk është i vetëm.

Paparacët kanë kapur momentin kur ai ka dalë nga hoteli me një bionde. Bukuroshja që po e shoqëron anglezin e njohur është modelja joshëse, Grace Lindley.

Ata vendosën të dilnin ndaras nga njëri-tjetrit, por që më pas u futën së bashku në një limuzinë që po i priste në dalje të hotelit./Indeksonline/
