Hamilton: Krenar që jam këtu
Leëis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Britanisë duke lënë mbrapa shokun e skuadrës, Valteri Botas dhe rivalin nga Ferrari, Charles Leclerc.
Britaniku fitoi para bashkombasve duke bërë një hap të madh drejt titullit kampion.
Ai është shprehur shumë krenar për fitoren e realizuar në “Silvestrone’.
“Nuk mund t’ju them se sa krenar duhet të jem këtu sot. Unë jam përgjithmonë mirënjohës për [të gjithë fansat] që erdhën. Nuk mund ta kisha bërë pa ekipin tim … Unë jam super krenar që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Hamilton.
Gara e radhës do të mbahet në Gjermani me 28 korrik në pistën e Hockenheimring. /IndeksOnline/