16:44 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Hamilton lë mbrapa “babën” e Formula1, tani është më i mirë se Schumacheri

Një tjetër hap në historinë e Formula 1 për Lewis Hamilton.

Me fitoren e Çmimit të Madh të Portugalisë, piloti anglez ka shkuar në kuotën e 92 fitoreve dhe ka lënë mbrapa Michael Schumacher në kreun e renditjes së pilotëve me më shumë tore në historinë e F1.

Hamilton ka shkatërruar shokun e skuadrës Bottas në Portimao pas vështirësive në xhiron e parë që ka parë Sainz të marrë përkohësisht kreun.

Në vendin e tretë ka dalë Red Bull-i i Verstappen, por kanë ardhur sinjale të mira edhe nga Ferrari me Leclerc që ka zënë vendin e katërt. I dhjeti Vettel. /IndeksOnline/