Hamilton mbetet pa podium në shtëpi, Lando Norris fiton Çmimin e Madh të Britanisë

Ka përfunduar gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Një garë fantastike me shumë të reshura shiu dhe incidente.
Vendi i parë i takoi pilotit të McLarenit, Lando Norris, shkruan Indeksonline

Në pozitën e dytë u rëndit Piastri, i cili u penalizua me 10 sekonda dhe e humbi vendin e parë.
Vendin e fundit në podium e zuri për herë të parë në karrierë, Nico Hulkenberg i Kick Sauber.
Lewis Hamilton zuri pozitën e katërt, duke mbetur pa podium në shtëpi për herë të parë pas 10 vjetësh./Indeksonline/