75 Mall Live Search
18:39 / E Shtunë, 13 Nëntor 2021 / OSH

Hamilton merr dënim të madh në Formula 1

Kampioni në fuqi është përjashtuar nga kualifikueset e Grand Prix të Brazilit, në pistën e Sao Paulo.

Piloti i Mercedes është përjashtuar për shkak të shkeljes së rregullave DRS, që më shumë i faturohen skuadrës së tij.

Hamilton ishte i pari në mbrëmjen e së premtes, duke qenë më i shpejtë sesa rivali i tij Max Verstappen, por tashmë gjithçka bie poshtë.

Me dënimin e fundit, nënkuptohet se Hamilton e nis garën e ardhshme nga fundi. Kjo është një goditje e madhe për shpresat e britanikut që ta kapë pilotin holandez, Verstappen.

Kujtojmë se edhe Verstappen u dënua nga Formula 1, pasi ai preku makinën e britanikut, por holandezi u dënua me vetëm 50 mijë euro.