Hamilton tregon se a ka konkurencë nga garuesit e rinj
Lewis Hamilton ka këmbngëlur që konkurrenca e shtuar nga shoferët e rinjë nuk e pengon atë.
Hamilton në vitin 2020 do të jetë shoferi i dytë më i vjetër me 35 vjeç pas Kimi Raikkonenit i cili është 40 vjeçar, andaj Hamilton pritet të sfidohet nga 22 vjeçari Max Verstappen dhe Charles Leclerc për titullin e vitit të ardhshëm.
“Unë në asnjë mënyrë nuk ndihem i moshuar. Ndihem në formë dhe më i shëndetshëm se sa më parë”, tha Hamilton.
Hamilton në vitin 2008 u bë kampioni më i ri botëror në F1 që në moshën 23 vjeçare, dhe nëse do të arrijë të shpallet prap kampion ai do të jetë fituesi i nëntë kampionateve në këtë sport./Indeksonline/.