13:33 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Hamilton zyrtarisht legjendë, shpallet kampion bote për të shtatën herë

Lewis Hamilton shpallet kampion bote për të shtatën herë në Formula 1, duke e shkruar emrin e tij me emra të artë në këtë sport. Britaniku ka barazuar legjendën Michael Schumacher për numrin e titujve dhe do të ketë mundësinë të vendosë rekordin e ri sezonin e ardhshëm.

Hamilton doli i pari në Çmimin e Madh të Turqisë, duke lënë pas Perez dhe Vettel, që u renditën në podium, pasuar nga piloti tjetër i Ferrari, Leclerc.

Piloti i Mercedes vijon të jetë dominues në Formula 1, teksa në shtatë sezonet e fundit është shpallur gjashtë herë kampion bote. Nga viti 2014, vetëm në vitin 2016 britaniku nuk ia doli të merrte kurorën