Hamiti i LDK-së: E suksesshme edhe përpjekja e 46-të e VV-së për bllokim të konstituimit të Kuvendit

Muhamet Hamiti nga LDK ka thënë se ka qenë e suksesshme përpjekja e 46’të e Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit.
Ai ka shtuar se Kurti “e ka zaptuar pushtetin”.
“Mbasnesër, më 15 korrik, bëhen tre muaj të bllokadës. Deputeti Albin Kurti e ka zaptuar pushtetin. Do pushtet absolut, jo ndarje të pushteteve. Ai nuk po qeveris me mbikëqyrje parlamentare, por po sundon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”
Hamiti ka thënë se presidentja Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, siç e thotë Kushtetuta (neni 84).”