75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / b l

Hamiti i LDK-së: Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, sa më herët aq më mirë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po dëshiron të konsumojë edhe javën e fundit të vonesës së qëllimshme për krijimin e institucioneve.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar sesa më shpejt ndodhin ato aq më mirë.

“Zgjedhjet e reja nacionale janë të pashmangshme: sa më herët aq më mirë. Kjo kastë pushtetore që e ka katandisur Kosovën keq duhet të shkojë në opozitë. Qytetarët e vendit tonë e kanë në dorë fatin e vet dhe të atdheut tonë. Kosova duhet të marrë drejtim të mbarë politik në vitin 2026”, ka shkruar Hamiti.