75 Mall Live Search
20:07 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / SH F

Hamiti kritikon Kurtin për ngritjen e çmimit të rrymës: Ekonomia e tregut e mund propagandën

Profesori universitar, Muhamet Hamiti ka goditur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ngritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Hamiti thotë se ekonomia e tregut e mund propagandën.

“Propaganda: socializëm. Realiteti: ekonomi e tregut. Nuk ka pajtim ndërmjet të dyjave. Ndeshja është e paevitueshme. Propagandës i del boja, në fund të fundit. Ekonomia e tregut triumfon. “There is no such a thing as a free lunch. Someone has got to pay for it’”, shkroi Hamiti.

Kujtojmë se rritja e çmimit të rrymës ngjalli reagime të shumta nga qytetarët, opozita dhe shoqëria civile.